.

Russian Orthodox Mission Society of st. Serapion Kozheozersky

.
Русский
ru
Azərbaycan dili
az
sq
English
en
العربية
ar
հայերեն
hy
Afrikaans
af
Български език
bg
Cymraeg
cy
Magyar nyelv
hu
Việt ngữ
vi
Dansk
da
עִבְרִית
he
Bahasa Indonesia
id
Español
es
Íslenska
is
Gaeilge
ga
italiano
it
Қазақша
kk
Gĩgĩkũyũ
ki
中文
zh
한국어, 조선말
ko
Κurdî
ku
Кыргыз тили
ky
Latviešu
lv
Lietuvių kalba
lt
Македонски
mk
Bahasa Melayu
ms
Malti
mt
Монгол хэл
mn
Deutsch
de
Nederlands
nl
Norsk
no
język polski
pl
Português
pt
Limba română
ro
Cebuano
ceb
Српски
sr
slovenčina
sk
kiswahili
sw
Tagalog
tl
Тоҷикӣ
tg
ภาษาไทย
th
Тыва дыл
tyv
Türkçe
tr
اردو
ur
Ўзбекча
uz
فارسی
fa
suomi
fi
Français
fr
हिन्दी
hi
Český jazyk
cs
Svenska
sv
eesti keel
et
日本語
ja

Реквизиты для пожертвований:

41001409981867

LITURGJIA HYJNORE E ATIT TONE NDER SHENJTORET JOAN GOJARTIT

Botim i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë

Tiranë - 1995

A) LITURGJIA E KATIKUMENEVE

Dhiaku:

Beko o Zot.

Prifti:

E bekuar është mbretëria e Atit, e Birit dhe e Shpirtit të Shenjtë, tani e përherë e në jetë të jetëve.

Psaltët ose
Populli:

Amin.

ANDIFONET

Dhiaku:

Me paqe le t’i lutemi Zotit.

Populli:

Mëshiro, o Zot.

Dhiaku:

Për paqen që lartazi, dhe për shpëtimin e shpirtrave tanë, le t’i lutemi Zotit.

Populli:

Mëshiro, o Zot.

Dhiaku:

Për paqen e tërë botes, qëndrimin e mire të Kishave të shenjta të Perëndisë, dhe për bashkimin e të gjithëve, le t'i lutemi Zotit.

Populli:

Mëshiro, o Zot.

Dhiaku:

Për këtë shtëpi të shenjtë dhe për ata që hyjnë brenda në të me besim, shpresëtari dhe frikë Perëndie, le t’i lutemi Zotit.

Populli:

Mëshiro, o Zot.

Dhiaku:

Për Kryepiskopin (ose episkopin) tonë (Aksh), të nderuarën presviteri dhe dhiakonatën më Krishtin, për tërë klerin dhe popullin, le t’i lutemi Zotit.

Populli:

Mëshiro, o Zot.

Dhiaku:

Për Republikën e Shqipërisë, Qeverinë, Ushtrinë dhe gjithë popuIlin, le t'i lutemi Zotit.

Populli:

Mëshiro, o Zot.

Dhiaku:

Për këtë qytet, çdo qytet dhe vend dhe për ata që banojnë ndër to me besim, le t’i lutemi Zotit.

Populli:

Mëshiro, o Zot.

Dhiaku:

Për erëra të mira, begati të pemëve të dheut, dhe për kohë me paqe, le t’i lutemi Zotit.

Populli:

Mëshiro, o Zot.

Dhiaku:

Për ata që lundrojnë, që udhëtojnë, për të sëmurët, vuajtësit, robërit dhe për shpëtimin e tyre, le t’i lutemi Zotit.

Populli:

Mëshiro, o Zot.

Dhiaku:

Që të shpëtojmë prej çdo hidhërimi, zemërimi, rreziku dhe nevoje, le t’i lutemi Zotit.

Populli:

Mëshiro, o Zot

Dhiaku:

Përkrahna, shpëtona, mëshirona dhe ruajna, o Perëndi, me hirin tend.

Populli:

Mëshiro, o Zot.

Dhiaku:

Të tërëshenjtën, të pacënuarën, të përmbibekuarën, të lavdëruarën Zonjën tonë Hyjlindëse dhe gjithmonë Virgjërën Mari, bashkë me gjithë shenjtorët duke kujtuar, veten tonë dhe njëri-tjetrin dhe gjithë jetën tonë, Krishtit Perëndisë, le t'ia parashtrojmë.

Populli:

Ty, o Zot.

Urata e Andifonit të parë:

Prifti:

(me zë të ulët) O Zot Perëndia ynë, pushteti i të cilit s'mund të merret me mend dhe lavdia është e pakuptueshme, përdëllimi i të cilit është i pakufishëm dhe njeridashja e patreguar; Ti o Zot, sipas dhembshurisë sate hidh syrin tënd mbi ne dhe mbi këtë shtëpi të shenjtë, dhe dërgo mbi ne dhe mbi ata që falen bashkë me ne, përdëIlimet dhe dhembshuritë e Tua të pasura

(me zë te lartë) Se Ty të përket tërë lavdia, nderimi dhe adhurimi, Atit e Birit edhe Shpirtit të Shenjtë, tani e përherë e në jetë të jetëve.

Populli:

Amin.

Dhe menjëherë psalin andifonin e parë:

Populli:

Me ndërmjetimet e Hyjlindëses, Shpëtimtar, shpëtona (tri herë).

Dhiaku:

Përsëri dhe përsëri me paqe, le t’i lutemi Zotit.

Populli:

Mëshiro, o Zot.

Dhiaku:

Përkrahna, shpëtona, mëshirona dhe ruajna, o Perëndi, me hirin tend.

Populli:

Mëshiro, o Zot.

Dhiaku:

Të tërëshenjtën, të pacënuarën, të përmbibekuarën, të lavdëruarën Zonjën tonë Hyjlindëse dhe gjithmonë Virgjërën Mari, bashkë me gjithë shenjtorët duke kujtuar, veten tonë dhe njëri-tjetrin dhe gjithë jetën tonë, Krishtit Perëndisë, le t'ia parashtrojmë.

Populli:

Ty, o Zot.

Urata e Andifonit të dytë:

Prifti: (me zë të ulët) O Zot, Perëndia ynë, shpëto popullin tënd dhe beko trashëgimin tënd; tërë besimtarët e Kishës sate ruaji; shenjtëroi ata që duan hijeshinë e shtëpisë sate. Edhe Ti lavdëroi ata me fuqinë tënde të perëndishme dhe mos na 1er ne që shpresojmë tek Ti.

(me zë të lartë) Se yti është pushteti dhe jotja është mbretëria, dhe fuqia, dhe lavdia, e Atit, e Birit dhe e Shpirtit të Shenjtë, tani e përherë e në jetë të jetëve.

Populli:

Amin.

Dhe menjëherë psalin Andifonin e dytë:

Populli:

Shpëtona, o Bir i Perëndisë, që u ngjalle prej së vdekurish, ne që të psalim Aliluia (tri herë).

Kur është e kremte ose në ditë të tjera brenda javës, në vend të “që u ngjalle prej së vdekurish” thuhet: “o i çuditshëm ndër shenjtorët”.

Lavdi Atit e Birit edhe Shpirtit të Shenjtë.

Tani e përherë e në jetë të jetëve. Amin.

O i vetëmlindur Bir dhe Fjalë e Perëndisë, që je i pavdekshëm, dhe denjove për shpëtimin tonë, të trupëzohesh prej Hyjlindëses së shenjtë dhe gjithmonë Virgjërës Mari, duke u bërë njeri pa ndryshuar; që u kryqëzove, o Krisht Perëndi, dhe shkele vdekjen me vdekje, që je një prej Trinisë së Shenjtë dhe lavdërohesh bashkë me Atin dhe me Shpirtin e Shenjtë, shpëtona.

Dhiaku:

Përsëri dhe përsëri me paqe, le t’i lutemi Zotit.

Populli:

Mëshiro, o Zot.

Dhiaku:

Përkrahna, shpëtona, mëshirona dhe ruajna, o Perëndi, me hirin tënd.

Populli:

Mëshiro, o Zot.

Dhiaku:

Të tërëshenjtën, të pacënuarën, të përmbibekuarën, të lavdëruarën Zonjën tonë Hyjlindëse dhe gjithmonë Virgjërën Mari, bashkë me gjithë shenjtorët duke kujtuar, veten tonë dhe njëri-tjetrin dhe gjithë jetën tonë, Krishtit Perëndisë, le t'ia parashtrojmë.

Populli:

Ty, o Zot.

Urata e Andifonit të tretë:

Prifti:

(me zë të ulët) Ti që na fale këto lutje, të cilat i bëjmë dhe i themi së bashku, dhe që premtove t'u japësh ç'të kërkojnë të bashkuarve në emrin tend, qofshin këta edhe vetëm dy ose tre; Ti dhe tani plotësoi kërkesat e shërbëtorëve në dobi të tyre, duke na falur ne këtë botë njohjen e së vërtetës sate dhe duke na dhuruar në botën tjetër jetë të amëshuar.

(me zë të lartë) Se Ti je Perëndi mëshirues dhe njeridashës dhe Ty ta drejtojmë lavdinë, Atit e Birit edhe Shpirtit të Shenjtë, tani e përherë e në jetë të jetëve.

Populli:

Amin.

HYRJA E VOGEL

Dhe duke u psalur përlëshoren e tingullit ose të shenjtit, bëhet hyrja e Ungjillit.

Dhiaku:

(me zë të ulët): Le t’i lutemi Zotit. Mëshiro, o Zot.

Urata e Hyrjes

Prifti:

(me zë të ulët) O Zot Perëndia ynë, ti që vendose ne qiejt legjione dhe armata engjëjsh dhe kryeengjëjsh për t’i shërbyer lavdisë sate; bëj që bashkë me hyrjen tonë, të hyjnë dhe ëngjëj të shenjtë, që të meshojnë bashkë me ne dhe të lavdërojnë bashkë me ne mirësinë tënde. Se Ty të përket tërë lavdia, nderimi dhe adhurimi, Atit e Birit edhe Shpirtit të Shenjtë, tani e përherë e në jetë të jetëve.

Dhiaku:

(me zë të ulët) Beko, o Zot, Hyrjen e shenjtë.

Prifti duke bekuar thotë:

Prifti:

(me zë të ulët) E bekuar është hyrja në shenjtëroren tënde, o Zot, gjithnjë; tani e përherë e në jetë të jetëve. Amin.

Dhiaku:

(me zë të lartë) Urtësi. Drejte.

Populli:

Ejani t'i falemi e t’i biem ndër këmbë Krishtit. Shpëtona, o Bir i Perëndisë, që u ngjalle prej se vdekurish, ne që të psalim, Aliluia.

Në ditët e zakonshme në vend të ”u ngjalle prej së vdekurish”, thuhet ”o i çuditshëm ndër shenjtorët”. Ne qoftë se meshon episkop ose më shumë se një prift ”Ejani t’i falemi...”

psalet prej tyre në mes të Kishës, ndërsa psaltët përsëritin edhe një herë ”Shpëtona, ...”. Pastaj psalet përlëshorja. ngjallësore e tingullit, tropari i shenjtit të kishës dhe e shenjtit të ditës dhe kondaqi në qoftë se ka; po të mos ketë thuhet kondaqi i të kremteve të mëdha (të Ngritjes së Kryqit, të Hyrjes së Shën Marisë në tempull, të Krishtlindjes, të Ujit të Bekuar, të Ipapandisë, të Ungjillëzimit, të Pashkës, të Ngritjes në qiell, të Shpërfytyrimit, të Fjetjes së Hyjlindëses), ndërsa në të djelat e tjera Kondaqi (shkurtore) i mëposhtëm.

Mbrojtje e paturpëruar e të krishterëve, ndërmjetim i pandërprerë ndaj krijuesit, dëgjo zërat e lutjeve të mëkatarëve, dhe arri si e mire për të na ndihmuar ne që të thërresim me besim, nxito të ndërmjetosh dhe shpejto të lutesh, o Hyjlindëse, që mbron ngaherë ata që të nderojnë.

HIMNI TRISHENJTOR

Dhiaku:

Le t’i lutemi Zotit.

Populli:

Mëshiro, o Zot.

Prifti:

(me zë të ulët) O Perëndi i shenjtë, që prehesh ndër të shenjtët, që himnohesh me zë trishenjtor nga serafimet dhe që lavdërohesh nga keruvimet e që adhurohesh nga çdo fuqi qiellore; ti që krijove gjithësinë nga e mosqena; që bëre njeriun simbas ikonës dhe shembëllesës sate, dhe e stolise me tërë dhuratat e tua; ti që i jep urtësi dhe mençuri atij që kërkon, dhe nuk e heq syrin nga mëkatari, por caktove pendimin për shpëtim; ti që na bëre të denjë ne shërbëtorët e tu të përulur dhe të padenjë që të qëndrojmë në këtë orë përpara lavdisë së altarit tënd të shenjtë dhe të të parashtrojmë adhurimin dhe lavdërimin që kemi për detyrë ndaj Teje. Ti, o Zot, prano dhe nga goja e ne mëkatarëve himnin trishenjtor, dhe vështrona me mirësinë tënde. Falna çdo faj të bërë me dashje ose pa dashje; shenjtërona shpirtrat dhe trupat tanë; dhe bëna të denjë që të të adhurojmë me shpresëtari tërë ditët e jetës sonë; me ndërmjetimet e Hyjlindëses së shenjtë dhe të gjithë shenjtorëve që te kanë pëlqyer që prej jete.

(me zë të lartë) Se i shenjtë je, o Perëndia ynë, dhe Ty ta drejtojmë lavdinë, Atit e Birit edhe Shpirtit të Shenjtë, tani e përherë,

Dhiaku:

E në jetë të jetëve.

Populli:

Amin.

Dhe menjëherë psalin:

Populli:

Shenjt Perëndi, Shenjt i fuqishëm, Shenjt i pavdekshëm, mëshirona (tri herë).

Lavdi Atit e Birit edhe Shpirtit të Shenjtë.

Tani e përherë e në jetë të jetëve. Amin.

Shenjt i pavdekshëm mëshirona.

Dhiaku:

Fuqi.

Populli:

Shenjt Perëndi, Shenjt i fuqishëm, Shenjt i pavdekshëm, mëshirona.

Në kohën kur psalet Himni Trishenjtor:

Dhiaku:

(me zë të ulët) Urdhëro, o Zot.

Prifti bekon duke thënë:

Prifti:

(me zë të ulët) I bekuar është ai që vjen në emrin e Zotit.

Dhiaku:

(me zë të ulët) Beko, o Zot, fronin lart.

Prifti:

(me zë të ulët) I bekuar je mbi fronin e lavdisë së mbretërisë sate, ti që rri mbi keruvimet, gjithnjë; tani e përherë e në jetë të jetëve. Amin.

KENDIME

Pas mbarimit të “Shenjt Perëndi ...” dhiaku del te Dera e Bukur.

Lexuesi (anagnosti) thotë vargun e parë të Apostullit.

Dhiaku:

Le të vëmë re!

Lexuesi (anagnosti) thotë vargun e dytë të Apostullit.

Dhiaku:

Urtësi!

Lexuesi:

Këndimi nga letra e ...

Dhiaku:

Le të vëmë re!

Lexuesi (anagnosti) vazhdon Apostullin.

Dhiaku merr temjanicën dhe me zë të ulët i thotë priftit:

Beko o Zot, temjamin.

Prifti e bekon atë, duke thënë me zë të ulët uratën e Temjamit:

I bekuar është Perëndia ynë gjithnjë; tani e përherë, e ne jetë të jetëve. Amin.

Temjam po të blatojmë, o Krisht Perëndi, si erë kundërmimi shpirtëror, të cilën pasi ta pranosh në altarin tënd përmbiqiellor, dërgona si shpërblim hirin e Shpirtit tënd të tërëshenjtë.

Dhiaku temjanis rreth Tryezës së Shenjtë, Proskomidhinë e shenjtë; dhe nga Dera e Bukur temjanis ikonat dhespotike, fronin arkieratik edhe popullin. Kthehet në Hierore, temjanis Tryezën e Shenjtë, priftin dhe gjithë priftërmjtë.

Dhiaku:

(me zë të ulët) Le t'i lutemi Zotit. Mëshiro, o Zot.

Urata para Ungjillit:

Prifti:

(me zë të ulët) O Zot njeridashës, bëj që të shkëlqejë në zemrat tona drita e kulluar e njohjes së hyjnisë sate, dhe çil syt e mendjes sonë për të kuptuar mësimet e tua ungjillore. Futna dhe frikën e porosive të tua të lumtura, që, pasi të shtypim të gjitha epshet trupore të mundim të kalojmë një jetë shpirtërore, duke menduar dhe duke bërë të gjitha ato që të pëlqejnë. Se Ti je ndriçimi i shpirtrave dhe i trupave tanë, o Krisht Perëndi, dhe Ty ta drejtojmë lavdinë, bashkë me Atin tënd pa fillim, dhe Shpirtin tënd të tërëshenjtë, të mirë dhe jetëbërës, tani e përherë e në jetë të jetëve. Amin.

Dhiaku:

(me zë të ulët) Beko o Zot, lexuesin e Ungjillit të Apostullit të shenjtë dhe Ungjillorit (Aksh).

Prifti:

(me zë të ulët) Perëndia, me ndërmjetimet e Apostullit të shenjtë, të lavdëruar dhe Ungjillor (Aksh), të dhëntë, ty lexuesit, fuqi të shumtë, për të plotësuar veprën e Ungjillit të Birit të tij të dashur dhe Zotit tonë Iisu Krisht.

Dhiaku:

(me zë të ulët) Amin. Amin. Amin. U bëftë sipas fjalës sate.

O Apostull i shenjtë dhe Ungjillor..., ndërmjeto tek Perëndia mëshirëplotë, që t'u japë ndjesë fajesh shpirtrave tanë.

Pasi mbarohet këndimi i Apostullit:

Prifti:

(me zë të lartë) Paqe mbi ty që këndon dhe mbi gjithë popullin.

Populli:

Aliluia (tri herë).

Prifti:

(me zë të lartë) Urtësi. Drejtë. Le të dëgjojmë Ungjillin e Shenjtë. Paqe në të gjithë.

Populli:

Dhe në shpirtin tënd.

Dhiaku:

Këndimi prej Ungjillit të Shenjtë sipas ...

Prifti:

Le të vëmë re.

Populli:

Lavdi më Ty, o Zot, lavdi më Ty.

Kur nuk ka dhiak, prifti e këndon Ungjillin nga Dera e Bukur.

Dhiaku këndon Ungjillin e ditës.

Kur mbaron këndimi i Ungjillit prifti bekon:

Prifti:

Paqe më ty që këndon Ungjillin.

Populli:

Lavdi më Ty, o Zot, lavdi më Ty.

LITANIA E GJERE

Dhiaku:

Le të themi të gjithë, me tërë shpirtin dhe me tërë mendjen tonë, le të themi:

Populli:

Mëshiro, o Zot (tri herë).

Dhiaku:

O Zot i gjithëpushtetshëm, Perëndi i etërve tanë, të lutemi, dëgjo e mëshiro.

Populli:

Mëshiro, o Zot (tri herë).

Dhiaku:

Mëshirona, o Perëndi, sipas mëshirës sate të madhe, të lutemi, dëgjo e mëshiro.

Populli:

Mëshiro, o Zot (tri herë).

Dhiaku:

Lutemi edhe për të krishterët shpresëtarë dhe orthodhoksë.

Në kohën që dhiaku thotë litaninë e gjerë (ektenis), prifti thotë këtë uratë:

Prifti:

(me zë të ulët) O Zot Perëndia ynë, prano këtë lutje të gjerë prej shërbëtorëve të tu dhe mëshirona sipas mëshirës sate të shumtë; dhe dërgo dhembshuritë e Tua mbi ne dhe mbi gjithë popullin tënd që pret prej Teje mëshirën e pasur.

Dhiaku:

Lutemi edhe për Kryepiskopin (ose episkopin) tonë (Aksh).

Populli:

Mëshiro, o Zot (tri herë).

Dhiaku:

Lutemi edhe për vëllezërit tanë: priftërinjtë, ieromonakët, ierodhiakonët, monakët dhe për tërë vëllazërinë tonë më Krishtin.

Populli:

Mëshiro, o Zot (tri herë).

Dhiaku:

Lutemi edhe për mëshirë, jetë, paqe, shëndet, shpëtim, vështrim, ndjesë dhe falje të mëkateve të shërbëtorëve të Perëndisë, gjithë të krishterëve shpresëtarë dhe orthodhoksë, që banojnë dhe ndodhen në këtë qytet (ose manastir).

Populli:

Mëshiro, o Zot (tri herë).

Dhiaku:

Lutemi edhe për të lumturit dhe gjithmonëkujtueshmit themelues të kësaj shtëpie të shenjtë, dhe për tërë etërit dhe vëllezërit tanë të parafjetur, orthodhoksë që prehen me shpresë këtu e kudo.

Populli:

Mëshiro, o Zot (tri herë).

Dhiaku:

Lutemi edhe për ata që sjellin pemë dhe bëjnë punë të mira në këtë kishë të shenjtë dhe të gjithënderuar, që mundohen, që psalin dhe për popullin që qëndron rrotull, dhe pret prej Teje mëshirën e madhe dhe të pasur.

Populli:

Mëshiro, o Zot (tri herë).

Prifti:

(me zë të lartë) Se Ti je Perëndi mëshirues dhe njeridashës dhe Ty ta drejtojmë lavdinë, Atit e Birit edhe Shpirtit të Shenjtë, tani e përherë e në jetë të jetëve. Amin.

LUTJA PER KATIKUMENET

Dhiaku:

Lutjuni Zotit, ju katikumenët.

Ne besimtarët le të lutemi për katikumenët.

Që t’i mëshirojë Zoti.

Që t'u mësojë fjalën e së vërtetës.

Që t'u zbulojë ungjillin e drejtësisë.

Që t’i bashkojë me Kishën e shenjtë, të përgjithshme dhe apostolike.

Shpëtoi, mëshiroi, përkrahi dhe ruaji, o Perëndi, me hirin tënd.

Ju katikumenët, kryet tuaj uljani Zotit.

Urata e katikumenëve të cilën prifti e thotë përpara se të hapet Andiminsi:

Prifti:

(me zë të ulët) O Zot, Perëndia ynë, që rri në të lartat dhe kqyr ata që ndodhen poshtë, që i dërgove njerëzisë shpëtimin, Birin tënd të vetëmlindur dhe Perëndi, Zotin tonë Iisu Krisht, shtjer sytë mbi shërbëtorët e tu katikumenë, që kanë ulur kryet përpara Teje, dhe në kohën e duhur bëji të denjë për banjën e rilindjes, për ndjesën e mëkateve, dhe për rrobën e mosprishjes; bashkoi me Kishën tënde të shenjtë, të përgjithshme dhe apostolike dhe numëroi bashkë me grigjën tënde të zgjedhur.

(me zë të lartë) Që dhe ata bashkë me ne të lavdërojnë emrin tënd të gjithënderuar dhe madhështor, të Atit, të Birit dhe të Shpirtit të Shenjtë, tani e përherë e në jetë të jetëve.

Populli:

Amin.

Dhiaku:

Sa jeni katikumenë, shkoni; ju katikurnenët, shkoni; sa jeni katikumenë, shkoni. Asnjë nga katikumenët të mos qëndrojë.

B) LITURGJIA E BESIMTAREVE

Dhiaku:

Sa jeni besimtarët. Përsëri dhe përsëri me paqe, le t’i lutemi Zotit.

Populli:

Mëshiro, o Zot.

Urata e parë e besimtarëve

Prifti:

(me zë të ulët) Të falënderojmë, o Zot, Perëndi i Fuqive, që na bëre të denjë të qëndrojmë dhe tani përpara altarit tënd të shenjtë dhe të lypim gjunjazi dhembshuritë e Tua, për mëkatet tona dhe për fajet e popullit të bëra nga padija. Prano, o Perëndi, lutjen tonë; bëj që të jemi të denjë të të bëjmë lutje, dhe kërkesa dhe therore të pagjakshme për tërë popullin tënd; dhe ne që na caktove në këtë shërbesën tende bëna të aftë, me fuqinë e Shpirtit tënd të Shenjtë, që pa faje dhe pengesa të të thërresim me dëshminë e ndërgjegjes sonë të pastër në çdo kohë dhe vend; në mënyrë që pasi të na dëgjosh, të tregohesh i butë sipas mirësisë sate të shumtë.

Dhiaku:

Përkrahna, shpëtona, mëshirona dhe ruajna, o Perëndi, me hirin tënd. Urtësi.

Prifti:

(me zë të lartë) Se Ty të përket tërë lavdia, nderimi dhe adhurimi, Atit e Birit edhe Shpirtit të Shenjtë, tani e përherë e ne jetë te jetëve.

Populli:

Amin.

Dhiaku:

Përsëri dhe përsëri me paqe, le t’i lutemi Zotit.

Populli:

Mëshiro, o Zot.

Urata e dytë e besimtarëve

Prifti:

(me zë të ulët) Përsëri dhe shumë herë të biem ndër këmbë dhe të lutemi, o i Mire dhe njeridashës, që, duke vënë re lutjen tonë, të pastrosh shpirtrat dhe trupat tanë nga çdo ndyrësi trupi dhe shpirti; dhe bëna të qëndrojmë përpara altarit tënd të shenjtë, pa faj dhe pa dënim. Dhuroju, o Perëndi, dhe atyre që falen bashkë me ne përparim në jetë, në besë, dhe në mençuri shpirtërore; jepu që të të adhurojnë gjithnjë me frikë dhe dashuri, dhe të marrin pjesë në misteret e Tua të shenjta, pa faj dhe pa dënim, dhe të tregohen të denjë për mbretërinë tënde qieIlore.

Dhiaku:

Përkrahna, shpëtona, mëshirona dhe ruajna, o Perëndi, me hirin tend. Urtësi.

Populli:

Mëshiro, o Zot.

Prifti:

(me zë të lartë) Që të ruajtur gjithnjë prej fuqisë sate, të të drejtojmë lavdinë, Atit e Birit edhe Shpirtit të Shenjtë, tani e përherë e në jetë të jetëve.

Populli:

Amin.

HYRJA E MADHE

Himni Keruvik

Populli:

Ne që simbolizojmë mistikisht keruvimet, dhe i këndojmë Trinisë jetëbërëse himnin trishenjtor, le të largojmë prej nesh tërë kujdesin për jetën;

Në kohën psalet Himni Keruvik:

Dhiaku:

(me zë të ulët) Le t'i lutemi Zotit.

Urata e Himnit Keruvik

Prifti:

(me zë të ulët) Asnjë nga ata që janë lidhur me epshet dhe dëfrimet trupore nuk është i denjë të vijë tek Ti, ose të të afrohet ose të të shërbejë Ty, o mbret i lavdisë. Se të shërbyerit tek Ti është një gjë e madhe dhe e frikshme edhe për fuqitë qiellore. Mirëpo nga njeridashja jote e patregueshme dhe e pamatshme u bëre njeri pa u ndryshuar, dhe ke qenë kryeprifti ynë, dhe si Zot i gjithësisë na dorëzove shërbesën e shenjtë te kësaj Meshe dhe theroreje të pagjakshme; se vetëm Ti, o Zot Perëndia ynë, i sundon qielloret dhe të dheshmet, Ti që rri mbi fronin keruvik, Zoti i serafimeve dhe mbret i lzraelit, që je i vetmi shenjt dhe që prehesh ndër shenjtorët. Të lutem pra, Ty, të vetmit të mirë dhe të gatshëm për të dëgjuar; shtjer sytë mbi mua shërbëtorin tënd mëkatar dhe të padobishëm, dhe pastroma shpirtin dhe zemrën nga ndërgjegja e keqe, dhe bëmë të zotin me fuqinë e Shpirtit tënd të Shenjtë, mua që kam veshur hirin e priftërisë, të qëndroj përpara kësaj Tryezës tënde të shenjtë, dhe t'i shërbej flijimit të Trupit tënd të shenjtë e të pacënuar dhe Gjakut tënd të nderuar. Se tek Ti vij duke ulur kryet dhe Ty të lutem; mos e hiq fytyrën tënde nga unë, as mos më përjashto nga rrethi i shërbëtorëve të Tu, po denjo të të blatohen këto dhurata prej meje, shërbëtorit tënd mëkatar dhe te padenjë. Se Ti je blatuesi dhe i blatuari. Ai që pranon dhe që jep vetveten, o Krisht Perëndia ynë, dhe Ty ta drejtojmë lavdinë, bashkë me Atin tënd pa fillim dhe Shpirtin tënd të tërëshenjtë, të mirë dhe jetëbërës, tani e përherë e në jetë të jetëve. Amin.

Dhe pas Uratës:

Prifti:

(me zë të ulët) Ne që simbolizojmë mistikisht keruvimet, dhe i këndojmë Trinisë jetëbërëse himnin trishenjtor, le të largojmë prej nesh tërë kujdesin për jetën (tri herë).

Dhiaku:

Që mbretin e të gjithave të presim të pasuar padukurisht prej rreshtave ëngjëllore. Aliluia, Aliluia, Aliluia (tri herë).

Prifti temjanis Tryezën e Shenjtë, ikonat dhe popullin duke thënë me zë të ulët: ”Ne që pamë ngjalljen e Krishtit ...” dhe pastaj ”Ejanì të falemi ...” (tri herë) edhe Psalmin 50.

Prifti dhe dhiaku kthehen nga populli duke thënë:

O vëllezër, falmëni mua mëkatarin.

O Perëndi, fali ata që na urrejnë e na duan.

(me zë të ulët) Ngreji, o Zot.

(me zë të ulët) Me paqe ngrini duart tuaja në të shenjtat dhe bekoni Zotin.

Pastaj prifti merr Dhiskun e shenjtë të mbuluar dhe ia vendos me vëmendje dhe shpresëtari dhiakut mbi krye. Merr dhe prifti Potirin e shenjtë, gjithashtu të mbuluar duke thënë:

U ngjit Zoti me brohoritje, Zoti me zë trumbete.

Dhe bëhet Hyrja e Madhe.

Prifti dhe dhiaku dalin nga dera veriore për Hyrjen e Madhe; përpara shkojnë fëmijë me Kryqin, gjashtëkrahëshet, llambadha të ndezura dhe temjanicë. Duke shkuar mesit te kishës, dhiaku thotë:

Dhiaku:

(me zë të lartë) Të gjithë ne, edhe të gjithë të krishterët shpresëtarë orthodhoksë na kujtoftë Zoti Perëndia në mbretërinë e Tij, gjithnjë; tani e përherë e në jetë të jetëve.

Populli:

Amin.

Prifti kur arrin në mes të kishës thotë:

Kryepiskopin (ose episkopin) tonë (Aksh), dhe gjithë vëllazërinë tonë më Krishtin, kombin tonë shpresëtar, udhëheqjen dhe ushtrinë e tij. Te gjithë ata që banojnë e ndodhen në këtë qytet: enoritët, epitropët, ndihmëtarët, dhuruesit e kësaj kishe të shenjtë,si edhe të gjithë ne që marrim pjesë në këtë Meshë Hyjnore.

Populli:

Amin.

Prifti:

Ndërtuesit e lumtur e të gjithmonëkujtueshëm, rindërtuesit dhe dhuruesit e kësaj kishe të shenjtë, ata që ranë për fenë e për atdhenë dhe të gjithë etërit dhe vëllezërit tanë që kanë ndërruar jetë me shpresë ngjalljeje dhe jetë të pasosur, i kujtoftë Zoti Perëndia në mbretërinë e Tij, gjithnjë; tani e përherë dhe në jetë të jetëve.

Populli:

Amin.

Kur merr pjesë në Meshë episkop ose kryepiskop, nuk del në Hyrjen e Madhe por qëndron përpara Derës së Bukur pa mitër dhe pret Dhuratat e çmuara, ndërsa dhiaku dhe prifti duke i dorëzuar me radhë, i pari Dhiskun dhe i dyti Potirin, thonë:

Kryepriftërinë tënde e kujtoftë Zoti Perëndia në mbretërinë e Tij, gjithnjë; tani e përherë e në jetë të jetëve.

Psaltët:

Amin.

Duke hyn në Hierore, dhiaku i thotë priftit ose Kryepiskopit apo episkopit:

Dhiaku:

Priftërinë (ose Kryepriftërinë) tënde e kujtoftë Zoti Perëndia në mbretërinë e Tij, gjithnjë; tani e përherë e në jetë të jetëve.

Prifti ose Kryepiskopi apo episkopi thotë:

Dhiakoninë tënde e kujtoftë Zoti Perëndia në mbretërinë e Tij, gjithnjë; tani e përherë e në jetë të jetëve.

Populli:

Që mbretin e të gjithave të presim, të pasuar padukurisht prej rreshtave ëngjëllore. Aliluia, Aliluia, Aliluia.

Duke vendosur Dhuratat e çmuara mbi Tryezën e Shenjtë:

Prifti:

Bujari Josif, si e zbriti prej drurit trupin tënd të pacënuar, e mbështolli me pëlhurë të pastër dhe me aroma dhe e varrosi, duke e vënë në një varr te ri.

Dhiaku:

Bëj të mirë, o Zot.

Prifti temjanis të Shenjtat duke thënë:

Prifti:

Atëherë do të sjellin viça mbi altarin tënd (tri herë)

Dhe i thotë dhiakut:

Prifti:

Kujtomë, o vëlla dhe bashkëmeshëtar.

Dhiaku:

Priftërinë tënde e kujtoftë Zoti Perëndia në mbretërinë e Tij, gjithnjë; tani e përherë e në jetë të jetëve.

Lutu për mua, o zot i shenjtë.

Prifti:

Shpirti i Shenjtë do të vijë mbi Ty dhe fuqia e të Lartit do të të mbrojë.

Dhiaku:

Shpirti vetë do të meshojë bashkë me ne tërë ditët e jetës sonë.

Kujtomë, o zot i shenjtë.

Prifti:

Dhiakoninë tënde e kujtoftë Zoti Perëndia në mbretërinë e Tij, gjithnjë; tani e përherë e në jetë të jetëve.

Dhiaku:

Amin.

LUTJA E DHURATAVE TE SHENJTA

Dhiaku:

Le ta plotësojmë lutjen tonë ndaj Zotit.

Populli:

Mëshiro, o Zot.

Dhiaku:

Për Dhuratat e çmuara të paravëna, le t’i lutemi Zotit.

Populli:

Mëshiro, o Zot.

Dhiaku:

Për këtë shtëpi të shenjtë dhe për ata që hyjnë brenda në të me besim, shpresëtari dhe frikë Perëndie, le t’i lutemi Zotit.

Populli:

Mëshiro, o Zot.

Dhiaku:

Që të shpëtojmë prej çdo hidhërimi, zemërimi, rreziku dhe nevoje, le t’i lutemi Zotit.

Populli:

Mëshiro, o Zot.

Dhiaku:

Përkrahna, shpëtona, mëshirona dhe ruajna, o Perëndi, me hirin tënd.

Populli:

Amin.

Dhiaku:

Ditën të tërë, të përsosur, të shenjtë, me paqe dhe të pamëkatshme, le t’ia lypim Zotit.

Populli:

Falna, o Zot.

Dhiaku:

Engjëll paqeje, udhëheqës besnik, ruajtës të shpirtrave dhe të trupave tanë, le t'i lypim Zotit.

Populli:

Falna, o Zot.

Dhiaku:

Ndjesë dhe falje të mëkatave dhe të fajeve tona, le t'i lypim Zotit.

Populli:

Falna, o Zot.

Dhiaku:

Të mirat dhe të dobishmet për shpirtrat tanë dhe paqe për botën, le t'i lypim Zotit.

Populli:

Falna, o Zot.

Dhiaku:

Që të kalojmë në paqe dhe në pendim jetën që na mbetet, le t'i lypim Zotit.

Populli:

Falna, o Zot.

Dhiaku:

Mbarim të krishterë të jetës sonë, pa dhimbje, faqebardhë, me paqe dhe mbrojtje të mirë përpara gjykatores së frikshme të Krishtit, le të lypim.

Populli:

Falna, o Zot.

Prifti:

Te Tërëshenjtën, të pacënuarën, të përmbibekuarën, të lavdëruarën Zonjën tonë Hyjlindëse dhe gjithmonë Virgjërën Mari, bashkë me gjithë shenjtorët duke kujtuar, veten tonë dhe njeri-tjetrin dhe gjithë jetën tonë, Krishtit Perëndisë, le t’ia parashtrojmë.

Populli:

Ty, o Zot.

Urata e Proskomidhisë:

(me zë të ulët) O Zot, Perëndi i tërëfuqishëm, i vetmi i shenjtë, që pret therore lavdërimi prej atyre që te thërresin me gjithë zemër, prano dhe lutjen e ne mëkatarëve dhe shpjere në altarin tënd të shenjtë; dhe bëna të zotët të të sjeIlim dhurata dhe therore shpirtërore për mëkatet tona dhe për fajet e popullit të bëra nga padija. Bëna të denjë të gjejmë hir përpara Teje që të bëhet mirëpritur prej Teje therori ynë, dhe Shpirti i mirë i hirit tënd të ngrerë tendën mbi ne dhe mbi këto dhurata që ndodhen përpara dhe mbi tërë popullin tend.

(me zë të lartë) Me përdëllimet e Birit tënd të vetëmlindur, me të cilin je i bekuar, bashkë me Shpirtin tënd të tërëshenjtë, të mirë dhe jetëbërës, tani e përherë e në jetë të jetëve.

Populli:

Amin.

Prifti:

Paqe në të gjithë.

Populli:

Dhe në shpirtin tënd.

Dhiaku:

Le të duam njeri-tjetrin që të rrëfejmë me një mendje, Atin e Birin edhe Shpirtin e Shenjtë, Trininë e njëqenshme e të pandarë.

Prifti:

(me zë të ulët) Do të të dua, o Zot, fuqia ime, Zoti është mbështetja ime, dhe streha ime, dhe shpëtimtari im.

Dhiaku:

(me zë të lartë) Dyert! Dyert! me urtësi, le të vëmë re.

Simboli i Besimit:

Populli:

I.- Besoj në një Perëndi, Atë të tërëfuqishëm, krijues të qiellit dhe të dheut dhe të gjithë të dukurave dhe të padukurave.

II.- Dhe në një Zot, Iisu Krishtin, Birin e Perëndisë, të vetëmlindurin, që lindi prej Atit përpara gjithë shekujve. Dritë prej drite, Perëndi të vërtetë, prej Perëndie të vërtetë, të lindur, jo të bërë, që ka të qenët një me Atin, me anën e të cilit u bënë të gjitha.

III.- Që për ne njerëzit edhe për shpëtimin tonë, zbriti prej qiejve, dhe u trupëzua prej Shpirtit të Shenjtë edhe Virgjëreshës Mari dhe u bë njeri.

IV.- Dhe u kryqëzua për ne në kohën e Pontit Pilat, dhe pësoi e u varros.

V.- Dhe u ngjall të tretën ditë sipas Shkrimeve.

VI.- Dhe u ngjit në qiejt dhe rri në të djathtë të Atit.

VII.- Dhe do të vijë përsëri me lavdi të gjykojë të gjallët dhe të vdekurit, mbretëria e të cilit nuk do të ketë mbarim.

VII.- Dhe në Shpirtin e Shenjtë, Zot, jetëbërës, që buron prej Atit, që adhurohet e lavdërohet bashkë me Atin e me Birin, që foli me anën e profetëve.

IX.- Në një Kishë të shenjtë, të përgjithshme dhe apostolike.

X.- Pohoj një pagëzim për ndjesën e mëkateve.

XI.- Pres ngjalljen e të vdekurve.

XII.- Dhe jetën e ardhshme të amëshuar. Amin.

ANAFORA E SHENJTE

Dhiaku:

Le të qëndrojmë mirë; le të qëndrojmë me frikë; le të kemi kujdes, që ta blatojmë me paqe theroren e shenjtë.

Populli:

Mëshirë paqeje, therore lavdërimi.

Prifti:

Hiri i Zotit tonë Iisu Krisht dhe dashuria e Perëndisë dhe Atit dhe pjesëmarrja e Shpirtit të Shenjtë, qoftë me ju të gjithë.

Populli:

Dhe në shpirtin tënd.

Prifti:

Le t’i ngremë lart zemrat.

Populli:

I kemi te Zoti.

Prifti:

Le ta falenderojmë Zotin.

Populli:

I ka hije dhe është e drejtë.

Prifti:

(me zë të ulët) Të ka hije dhe është e drejtë të të himnojmë, të të bekojmë, të të lavdërojmë, të të falenderojmë, të të falemi në çdo vend të zotërimit tënd. Se ti je Perëndi që s'mund të të shprehim, që s'mund të të kuptojmë; që je i padukshëm, që s'të arrin mendja jonë, që je gjithnjë, që je i njëjti; Ti dhe Biri yt i vetëmlindur dhe Shpirti yt i Shenjtë. Ti nga e mosqena në të qenët na solle; dhe kur ramë na ngrite përsëri; dhe nuk pushove së bëri çdo gjë, gjersa na shpure lart në qiell dhe na fale mbretërinë tënde të ardhshme. Për të gjitha këto të falenderojmë, Ty dhe Birin tënd të vetëmlindur dhe Shpirtin tënd të Shenjtë, për te gjitha ato që dimë dhe ato që s’dimë, për bamirësitë e dukshrne dhe të padukshme që na janë bërë. Të falenderojmë dhe për këtë Liturgji, që denjove ta pranosh nga duart tona, ndonëse qëndrojnë pranë Teje mijëra kryeengjëj dhe dhjetra mijëra engjëj, keruvimet dhe serafirnet me gjashtë krahë, me shumë sy, që qëndrojnë ne erë, që fluturojnë,

(me zë të lartë) Himnin triumfal duke kënduar, duke britur, duke thirrur dhe duke thënë:

Psaltët ose Populli psalin Himnin triumfal:

Populli:

Shenjt, Shenjt, Shenjt, Zoti Savaoth, qielli e dheu janë plot me lavdinë tënde: Hosana Ti në më të lartat. I bekuar është ai që vjen në emrin e Zotit. Hosana Ti në më të lartat.

Prifti:

(me zë të ulët) Edhe ne, o Zot njeridashës, bashkë me këto fuqi te lumtura, thërresim e themi: I shenjtë dhe i tërëshenjtë je, Ti dhe Biri yt i vetëmlindur dhe Shpirti yt i Shenjtë. I shenjtë dhe i tërëshenjtë je, dhe madhështore është lavdia jote; Ti që e deshe botën tende aq sa edhe Birin tënd të vetëmlindur e dhe, që çdo njeri që beson tek ai te mos humbasë por të ketë jetë të amëshuar; i cili si erdhi dhe plotësoi gjithë misionin hyjnor për ne, natën që dorëzohej ose më mire dorëzonte veten e Tij për jetën e botës, si mori bukën në duart e Tij të shenjta, të pacënuara dhe të papërlyera, si falenderoi dhe e bekoi e shenjtëroi, e theu dhe ua dha nxënësve dhe Apostujve të Tij të shenjtë, duke thënë:

(me zë të lartë) Merrni, hani, ky është trupi im, që thyhet për ju, për ndjesën e mëkateve.

Populli:

Amin.

Prifti:

(me zë të ulët) Gjithashtu dhe potirin pas darkës duke thënë:

(me zë të lartë) Pini prej këtij të gjithë; ky është Gjaku im i Dhiatës se Re, që derdhet për ju dhe për shumë, për ndjesën e mëkateve.

Populli:

Amin.

Prifti:

(me zë të ulët) Duke kujtuar pra këtë porosi shpëtimtare dhe gjithë sa janë bërë për ne, Kryqin, Varrin, Ngjalljen e triditshme, të Ngjiturit në qiejt, të ndenjurit nga e djathta, ardhjen e dytë dhe të lavdëruar,

(me zë të lartë) Të tuat nga të tuat, Ty të blatojmë nga të gjitha dhe për te gjitha.

Prifti:

Të himnojmë, të bekojmë, Ty të falënderojmë, o Zot, dhe të lutemi, o Perëndia ynë.

Prifti:

(me zë të ulët) Të blatojmë edhe këtë therore shpirtërore e të pagjakshme; dhe lypim prej Teje, të lutemi e të përulemi; dërgo Shpirtin tënd të Shenjtë mbi ne; dhe mbi këto Dhurata që ndodhen përpara.

Dhiaku:

(me zë të ulët) Beko, o Zot, Bukën e shenjtë.

Prifti:

(me zë të ulët) Dhe bëje këtë Bukë Trup të çmuar të Krishtit tënd.

Dhiaku:

(me zë të ulët) Amin.

Beko, o Zot, Potirin e shenjtë.

Prifti:

(me zë të ulët) Dhe atë që është në këtë Potir, bëje Gjak të çmuar të Krishtit tënd.

Dhiaku:

(me zë të ulët) Amin. Bekoi, o Zot, që të dyja.

Prifti:

(me zë të ulët) Duke i ndryshuar me anën e Shpirtit tënd të Shenjtë.

Dhiaku:

(me zë të ulët) Amin. Amin. Amin.

Prifti:

(me zë të ulët) Që të bëhen për ata që kungohen, pastrim shpirti, ndjesë mëkatesh, pjesëmarrje të Shpirtit tënd të Shenjtë, përmbushje të mbretërisë së qiejve, paraqitje pa drojtje përpara Teje, jo për gjykim a për dënim. Gjithashtu po të blatojmë këtë theror shpirtëror edhe për ata që janë prehur me besimin, stërgjyshët, etërit, patrikët, profetët, asketët dhe për çdo shpirt të drejtë që ka ndërruar jetë me besim.

Prifti:

(me zë të lartë) Veçan për të Tërëshenjtën, të pacënuarën, të përmbibekuarën, të lavdëruarën, Zonjën tonë Hyjlindëse dhe gjithmonë Virgjërën Mari.

Populli:

Të ka hije me të vërtetë të të lumturojmë Ty Hyjlindësen, gjithmonë të lumturën dhe të përmbikulluarën dhe Mëmën e Perëndisë tonë. Më të nderuarën se keruvimet dhe më të lavdëruarën pa krahasim se serafimet, që pa u cënuar linde Fjalën Perëndi, me te vërtetë Hyjlindësen, ty të madhërojmë.

Prifti:

(me zë të ulët) Për profetin, pararendësin dhe pagëzorin Shën Joan; Apostujt e shenjtë, të lavdëruar dhe të dëgjuar; shenjtin (aksh të ditës), kujtimin e të cilit po bëjmë, dhe gjithë shenjtorët e tu me lutjet e të cilëve vështrona, o Perëndi. Dhe kujto gjithë ata që kanë ndërruar jetë me shpresë ngjalljeje për jetën e amëshuar (dhe kujton ketu emra të vdekurish që do). Dhe prehi, o Perëndia ynë, atje ku mbikqyr drita e fytyrës sate. Edhe të lutemi, kujto, o Zot, çdo episkopatë orthodhoksësh që përcaktojnë drejt fjalën e së vërtetës sate, gjithë priftërinë, dhiakonatën më Krishtm dhe çdo rresht ieratik dhe monakal. Edhe të blatojmë këtë theror shpirtëror për botën, për Kishën e shenjtë, të përgjithshme dhe apostolike, dhe për ata që shkojnë jetën me pastërti dhe me nder.

(me zë të lartë) Më parë kujto, o Zot, Kryepiskopin (ose episkopin) tonë (Aksh), te cilin falua Kishave të tua të shenjta, me paqe, të sigurt, të nderuar, të shëndetshëm, jetëgjatë dhe shpjegues të drejtë të së vërtetës sate.

Dhiaku:

Dhe ata që ka cilido ndër mend dhe të gjithë e të gjitha.

Populli:

Dhe të gjithë e të gjitha.

Prifti:

(me zë të ulët) Kujto, o Zot, qytetin në të cilin banojmë dhe çdo qytet dhe vend, dhe ata që banojnë në to me besim. Kujto, o Zot, ata që lundrojnë, që udhëtojnë, të sëmurët, ata që vuajnë, robërit dhe shpëtimin e tyre. Kujto, o Zot, ata që sjellin pemë dhe bëjnë punë të mira në Kishat e tua të shenjta, dhe që kujtojnë të varfërit dhe dërgo mbi ne të gjithë mëshirat e tua.

(me zë të lartë) Dhe jepna që me një gojë dhe me një zemër, të lavdërojmë dhe të himnojmë emrin tënd të gjithënderuar dhe madhështor, të Atit e të Birit dhe të Shpirtit të Shenjtë, tani e përherë e në jetë të jetëve.

Populli:

Amin.

Prifti:

Dhe do të jenë mëshirat e Perëndisë së madh dhe Shpëtimtarit tonë Iisu Krisht me ju të gjithë.

Populli:

Dhe në shpirtin tënd.

PERGATITJE PER KUNGIMIN HYJNOR

Dhiaku:

Pasi kujtuam gjithë shenjtorët, përsëri dhe përsëri me paqe, le t'i lutemi Zotit.

Populli:

Mëshiro, o Zot.

Dhiaku:

Për dhuratat e çmuara, që u blatuan dhe u shenjtëruan, le t'i lutemi Zotit.

Populli:

Mëshiro, o Zot.

Dhiaku:

Që Perëndia ynë njeridashës, i cili i pranoi ato si aromë shpirtërore në altarin e Tij të shenjtë, qiellor dhe të kuptuar me anë të mendjes, të na dërgojë si shpërblim hirin hyjnor dhe dhuratën e Shpirtit të Shenjtë, le të lutemi.

Populli:

Mëshiro, o Zot.

Dhiaku:

Që të shpëtojmë prej çdo hidhërimi, zemërimi, rreziku dhe nevoje, le t’i lutemi Zotit.

Populli:

Mëshiro, o Zot.

Ndërkaq prifti thotë pa zë këtë uratë përpara Tryezës së shenjtë:

Prifti:

(me zë të ulët) Në dorën tende e lëmë tërë jetën tonë dhe shpresën, o Zot njeridashës, dhe lypim prej Teje, dhe të lutemi e të biem në gjunjë; bëna të denjë të marrim pjesë me ndërgjegje të pastër në Misteret e tua qiellore e të frikshme të kësaj Tryeze të shenjtë dhe shpirtërore për ndjesën e mëkateve dhe për faljen e fajeve, për pjesëmarrjen e Shpirtit të Shenjtë, për trashëgimin e mbretërisë së qiejve, për paraqitjen, pa drojtje përpara Teje, jo për t'u gjykuar ose dënuar.

Dhiaku:

Përkrahna, shpëtona, mëshirona dhe ruajna, o Perëndi, me hirin tënd.

Populli:

Mëshiro, o Zot.

Dhiaku:

Ditën të tërë të përsosur, të shenjtë, me paqe dhe të pamëkatshme, le t’ia lypim Zotit.

Populli:

Falna, o Zot.

Dhiaku:

Engjëll paqeje, udhëheqës besnik, ruajtës të shpirtrave dhe të trupave tanë, le t’i lypim Zotit.

Populli:

Falna, o Zot.

Ndjesë dhe falje të mëkateve dhe të fajeve tona, le t’i lypim Zotit.

Populli:

Falna, o Zot.

Dhiaku:

Të mirat dhe të dobishmet për shpirtrat tanë dhe paqe për botën, le t’i lypim Zotit.

Populli:

Falna, o Zot.

Dhiaku:

Që të kalojmë në paqe dhe në pendim jetën që na mbetet, le t’i lypim Zotit.

Populli:

Falna, o Zot.

Dhiaku:

Mbarim të krishterë të jetës sonë, pa dhimbje, faqebardhë, me paqe dhe mbrojtje të mirë përpara gjykatores së trembshme të Krishtit, le të lypim.

Populli:

Falna, o Zot.

Dhiaku:

Duke lypur bashkimin e besës dhe pjesëmarrjen e Shpirtit të Shenjtë, veten tonë dhe njeri-tjetrin dhe gjithë jetën tonë, Krishtit Perëndisë le t’ia parashtrojmë.

Populli:

Ty, o Zot.

Prifti:

(me zë të lartë) Dhe bëna të denjë, o Zot, që pa drojtje e pa dënim të guxojmë të të thërresim Atë, Ty Perëndinë qiellor e të themi:

Lutja e Zotit

Populli:

Ati ynë që je ne qiejt, u shenjtëroftë emri yt, ardhtë mbretëria jote, u bëftë dëshira jote, si në qiell ashtu edhe mbi dhe. Bukën tonë të përditshme jepna neve sot; dhe falna fajet tona, sikurse edhe ne ua falim fajtorëve tanë; dhe mos na shtjer ne ngasje, po shpëtona nga i ligu.

Prifti:

Se jotja është mbretëria, dhe fuqia, dhe lavdia, e Atit, e Birit dhe e Shpirtit të Shenjtë, tani e përherë e në jetë të jetëve.

Populli:

Amin.

Prifti:

Paqe në të gjithë.

Populli:

Dhe në shpirtin tënd.

Dhiaku:

Kryet tanë le t’ia ulim Zotit.

Populli:

Ty, o Zot.

Prifti:

(me zë të ulët) Të falenderojmë, o Mbret i padukshëm, që i krijove të gjitha me fuqinë tënde të pamatur dhe që i nxore të gjitha nga e mosqena në të qenët me mëshirën tënde të shumtë; Ti o Zot, shtjer sytë nga qielli mbi ata që kanë ulur kryet e tyre përpara Teje; se nuk i ulën përpara mishit dhe gjakut, por përpara Teje, Perëndisë së frikshëm. Ti pra, o Zot, këto që ndodhen përpara, rregulloi për të mirën e ne të gjithëve, sipas nevojës së veçantë të secilit; lundro bashkë me lundruesit; udhëtarët shoqëroi; shëroi të sëmurët, o mjek i shpirtrave dhe i trupave tanë.

(me zë të lartë) Me hirin dhe dhembshuritë dhe njeridashjen e Birit tënd të vetëmlindur, me të cilin je i bekuar, bashkë me Shpirtin tënd të tërëshenjtë dhe të mire e jetëbërës, tani e përherë e në jetë të jetëve.

Populli:

Amin.

Prifti:

(me zë të ulët) Vër re, o Zot Iisu Krisht, Pertëndia ynë, nga banesa jote e shenjtë dhe nga froni i lavdisë së mbretërisë sate, dhe eja të na shenjtërosh, Ti që rri lart bashkë me Atin dhe që je këtu padukurisht bashkë me ne. Dhe me dorën tende të fuqishme denjo të na japësh Trupin tënd të pacënuar, dhe Gjakun tënd të çmuar dhe me anën tonë gjithë popullit.

Dhiaku:

(me zë të lartë) Le të vemë re.

Prifti:

(me zë të lartë) Të shenjtat, të shenjtëve.

Populli:

Një është Shenjt, një është Zot, Iisu Krishti, për lavdi të Perëndisë Atit. Amin.

Dhe menjëherë këndohet Qinonikoja.

Populli:

Lavdërojeni Zotin prej qiejve, lavdërojeni në më të lartat. Aliluia.

Dhiaku:

Copëto, o zot, Bukën e shenjtë.

Prifti:

Copëtohet dhe pjesëtohet Qengji i Perëndisë, i cili copëtohet dhe nuk përndahet, i cili hahet gjithnjë dhe nuk mbarohet kurrë, por shenjtëron ata që kungohen.

Dhiaku:

Mbush, o zot, Potirin e shenjtë.

Prifti:

Mbushja e Potirit me Shpirt të Shenjtë.

Dhiaku:

Amin. Beko, o zot, ujin e nxehtë.

Prifti:

E bekuar është nxehtësia e shenjtorëve të tu, gjithnjë; tani e përherë e në jetë të jetëve. Amin.

Dhiaku:

Nxehtësi e besës, plot me Shpirt të Shenjtë. Amin.

Urata për Kungimin hyjnor

Besoj, o Zot, dhe pohoj se Ti je me të vërtetë Krishti, Biri i Perëndisë së gjallë, që erdhe në botë të shpëtosh mëkatarët, nga të cilët i pari jam unë. Gjithashtu besoj se ky është vetë Trupi yt i pacënuar dhe ky është vetë Gjaku yt i çmuar. Të lutem pra, mëshiromë dhe falmi fajet, të bëra me dashje dhe pa dashje, me fjalë, me punë, me dije dhe padije; dhe bëmë të denjë që të marr pjesë pa dënim në Misteret e tua të pacënuara, për ndjesën e mëkateve dhe për jetën e amëshuar. Amin.

Pastaj thotë këto vargje:

Ja tek po shkoj për Kungatën hyjnore, O Krijues, mos më digj me anën e Kungatës.

Se Ti je zjarr që djeg të padenjët.

Por pastromë prej çdo njolle.

Dhe këto tropare:

Në darkën tënde mistike, o Bir i Perëndisë, merrmë sot pjesëtar; se nuk do t'ua them armiqve të tu misterin; nuk do të të jap të puthur si Juda; por duke të pohuar si kusari, thërres: Kujtomë, o Zot, në mbretërinë tënde.

Pastaj prapë këto vargje:

O njeri, dridhu, duke parë Gjak hyjnizues; Se është thëngjill që djeg të padenjët. Trupi i Perëndisë, dhe më hyjnizon dhe më ushqen, Shpirtin e hyjnizon dhe mendjen e ushqen çuditërisht.

Dhe këto tropare:

Më ngazëllove me mallin tënd, o Krisht, dhe më ndryshove me dashurinë tënde hyjnore; po digji me zjarr të palëndshëm mëkatet e mia dhe bëmë të denjë të ngopem me ëmbëlsinë tënde, që duke kërcyer të madhëroj, o i Mirë, të dyja ardhjet e tua.

Ndër shkëlqimet e shenjtorëve të tu si do të hyj unë i padenji? Se në guxofsha të hyj bashkë në nusëroren, rroba më tregon se s'është e dasmës, dhe i lidhur do të nxirrem jashtë prej engjëjve. Pastro, o Zot, ndotësinë e shpirtit tim dhe shpëtomë si njeridashës.

Pastaj këtë uratë:

O Zot njeridashës, Zoti Iisu Krisht, Perëndia im, të mos jenë për dënimin tim këto të Shenjtat mbasi jam i padenjë, por për pastrim dhe shenjtëriin të shpirtit dhe të trupit dhe për sigurim të jetës dhe mbretërisë së ardhshme. Për mua është mire t’i ngjitem Perëndisë dhe të vë te Zoti shpresën e shpëtimit tim.

Dhe përsëri:

Në darkën tënde mistike, o Bir i Perëndisë, merrmë sot pjesëtar; se nuk do t'ua them armiqve të tu misterin; nuk do të të jap të puthur si Juda; por duke të pohuar si kusari, thërres: Kujtomë, o Zot, në mbretërinë tënde.

Pastaj prifti duke ardhur që të kungohet i thotë dhiakut ose priftërinjve të tjerë që meshojnë së bashku:

O vëlla dhe bashkëmeshëtar, ndjemë mua priftin mëkatar.

Dhiaku:

Priftërinë tënde e kujtoftë Zoti Perëndia në mbretërinë e Tij, gjithnjë; tani e përherë e në jetë të jetëve

Pastaj prifti thotë:

O Perëndi, falmë mua mëkatarin dhe mëshiromë (tri herë).

Ja tek vij te Krishti, mbret i pavdekshëm dhe Perëndia ynë. Trupi i çmuar dhe i tërëshenjtë i Zotit Perëndisë dhe Shpëtimtarit tonë Iisu Krisht më jepet mua priftit të padenjë (aksh) për ndjesën e mëkateve të mia dhe për jetën e amëshuar.

Dhe si kungohet thotë:

Amin.

Pastaj i thotë dhiakut:

Prifti:

Dhiak, afrohu.

Dhiaku:

Ja tek vij te Krishti, mbret i pavdekshëm dhe Perëndia ynë. Jepmë, o Zot, Trupin e çmuar dhe të shenjtë të Zotit dhe Perëndisë dhe Shpëtimtarit tonë Iisu Krisht, mua dhiakut të padenjë (aksh) për ndjesën e mëkateve të mia dhe për jetën e amëshuar.

Prifti:

Të jepet ty, dhiakut shpresëtar (aksh), Trupi i çmuar dhe i shenjtë i Zotit dhe Perëndisë dhe Shpëtimtarit tonë Iisu Krisht, për ndjesën e mëkateve të tua dhe për jetën e amëshuar.

Pastaj prifti merr Potirin e shenjtë dhe thotë:

Prifti:

Gjithashtu më jepet mua (aksh), priftit të padenjë, Gjaku i çmuar dhe i tërëshenjtë i Zotit dhe Perëndisë dhe Shpëtimtarit tonë Iisu Krisht për ndjesë mëkatesh dhe jetë të pasosur.

Dhe kungohet tri herë, pa thënë gjë e ngre Potirin lart pasi e puth dhe thotë:

Prifti:

Ky preku buzët e mia, dhe Zoti do të më heqë gjithë paudhësitë dhe do të më pastrojë nga mëkatet.

Dhiak, afrohu përsëri.

Dhiaku:

Jepmë, o Zot, mua (aksh), dhiakut të padenjë, Gjakun e çmuar dhe të Shpëtimtarit tonë, Iisu Krisht, për ndjesë mëkatesh dhe jetë të pasosur.

Prifti:

Të jepet ty (aksh) dhiakut shpresëtar, Gjaku i çmuar dhe i tërëshenjtë i Zotit dhe Perëndisë dhe Shpëtimtarit tonë, Iisu Krisht, për ndjesë të mëkateve të tua dhe për jetë të pasosur. Amin.

Pastaj prifti, duke ngritur Potirin lart, thotë:

Ky preku buzët e tua, dhe Zoti do të shlyejë gjithë paudhësitë e tua e do të të pastrojë nga mëkatet e tua.

Dhiaku, duke rregulluar të Shenjtat, thotë:

Dhiaku:

Ne që pamë ngjalljen e Krishtit, le t’i falemi të shenjtit Zotit Iisu, të vetmit të pamëkatshëm. Kryqit tënd po i falemi, o Krisht, dhe ngjalljen tënde të shenjtë himnojmë dhe lavdërojmë; se Ti je Perëndia ynë, veç Teje nuk njohim tjetër, emrin tënd përmendim. Ejani gjithë besimtarët t’i falemi ngjalljes së shenjtë të Krishtit. Se ja tek erdhi me anën e Kryqit gëzim në tërë botën. Duke bekuar kurdoherë Zotin, himnojmë ngjalljen e Tij; se duke duruar Kryqin për ne, me vdekje vdekjen e zhduku.

Ndriçohu, ndriçohu, o Jerusalem i ri, se lavdia e Zotit lindi përmbi ty. Vallëzo tani dhe ngazëllohu, o Sion, dhe ti, o Hyjlindëse e kulluar, dëfre me ngjalljen e Birit tend.

O zëri yt i hyjshëm, i dashur edhe fort i ëmbël; se me të vërtetë u zotove të jesh bashkë me ne gjer në mbarim të jetës, o Krisht; të cilin zë duke e patur ne besimtarët si spirancë shprese, ngazëllohemi. O Krisht, Pashkë e madhe dhe fort e hirshme, o urtësi dhe Fjalë dhe fuqi e Perëndisë; jepna që më qartë të marrim pjesë me ty në ditën e paperënduar të Mbretërisë sate.

KUNGIMI l BESIMTAREVE

Dhiaku:

Me frikë Perëndie, besim dhe dashuri, afrohuni

Dhe prifti bën kungimin e besimtarëve.

Prifti:

Të jepet Trupi dhe Gjaku i Zotit dhe Perëndisë, Shpëtimtarit tonë, Iisu Krisht, për ndjesë mëkatesh dhe jetë të pasosur. Amin.

Në kohën që kungohen besimtarët, psaltët thonë me zë një herë ose dhe më shumë, sipas rastit, këtë tropar:

Në darkën tënde mistike, o Bir i Perëndisë, merrmë sot pjesëtar; se nuk do t'ua them armiqve të tu misterin; nuk do të të jap të puthur si Juda; por duke të pohuar si kusari, thërres: Kujtomë, o Zot, në mbretërinë tënde.

Kurse gjatë periudhës së Pashkës, psalin këtë që pason:

Populli:

Kungoni Trupin e Krishtit, shijoni prej burimit të pavdekshëm.

Prifti:

(me zë të lartë) O Perëndi, shpëto popullin tënd dhe beko trashëgimin tend.

Populli:

Pamë dritën e vërtetë, morëm frymën qiellore, gjetëm besimin e vërtetë, duke iu falur Trinisë së pandarë, se ajo na shpëtoi.

Prifti, duke ngritur Potirin lart, thotë:

Prifti:

(me zë të ulët) I bekuar është Perëndia ynë,

Kthehet pastaj nga populli duke thënë:

Prifti:

(me zë të lartë) Gjithnjë; tani e përherë e në jetë të jetëve.

Psalti:

Amin.

FALENDERIM - PERLESHIM

Drejtë; pasi u kunguam me misteret hyjnore, të shenjta, të kulluara, të pavdekshme, qiellore, jetëbërëse dhe të frikshme të Krishtit, siç i meriton, le ta falenderojmë Zotin.

Përkrahna, shpëtona, mëshirona dhe ruajna, o Perëndi, me hirin tënd.

Populli:

Mëshiro, o Zot.

Dhiaku:

Ditën të tërë, të përsosur, të shenjtë, me paqe dhe të pamëkatshme duke lypur, veten tonë dhe njeri-tjetrin dhe gjithë jetën tonë, Krishtit Perëndisë, le t’ia parashtrojmë.

Populli:

Ty, o Zot.

Prifti:

(me zë të ulët) Të falenderojmë, o Zot njeridashës, mirëbërës i shpirtrave tanë, se edhe këtë ditë na bëre të denjë për misteret e tua qiellore dhe të pavdekshme. Tregona rrugën e drejtë, forcona ne të gjithë me frikën tënde, ruajna jetën, sigurona hapat; me uratat dhe lutjet e Hyjlindëses së lavdëruar dhe gjithmonë Virgjërës Mari dhe të gjithë shenjtorëve të Tu.

(me zë të lartë) Se Ti je shenjtërimi ynë, dhe Ty ta drejtojmë lavdinë, Atit e Birit edhe Shpirtit të Shenjtë, tani e përherë e në jetë të jetëve.

Populli:

Amin.

Prifti:

Me paqe le të shkojmë.

Dhiaku:

Le t’i lutemi Zotit.

Populli:

Mëshiro, o Zot (tri herë). Beko, o Zot i shenjtë.

Prifti:

O Zot, që bekon ata që të bekojnë, dhe shenjtëron ata që kanë besim më ty, shpëto popullin tënd dhe beko trashëgimin tënd; ruaje tërësinë e Kishës sate, shenjtëro ata që duan hijeshinë e shtëpisë sate. Ti shpërblei ata me lavdi, me anën e fuqisë sate hyjnore dhe mos na ler ne që shpresojmë më Ty. Fali paqe botës sate, kishave të tua, priftërinjve, udhëheqësve tanë, ushtrisë dhe gjithë popullit tend. Se çdo dhënie e mirë dhe çdo dhuratë e përsosur zbret që lartazi prej Teje, Atit të dritave; dhe ty ta drejtojmë lavdinë, falenderimin dhe adhurimin, Atit e Birit edhe Shpirtit të Shenjtë, tani e përherë e në jetë të jetëve.

Populli:

Amin.

Emri i Zotit qoftë i bekuar që tani e gjer në jetët (tri herë).

Prifti shkon në Proskomidhi dhe thotë:

Prifti:

(me zë të ulët) O Krisht, Perëndia ynë, që je ti vetë plotësimi i ligjit dhe i profetëve, Ti që përmbushe tërë porosinë Atërore, mbushi me gëzim dhe ngazëllim zemrat tona, gjithnjë; tani e përherë e në jetë të jetëve. Amin.

Dhiaku:

Le t’i lutemi Zotit.

Populli:

Mëshiro, o Zot.

Prifti qëndron në mes të Derës së Bukur, bekon popullin duke thënë:

Prifti:

Bekimi dhe mëshira e Zotit ardhtë mbi ju, me hirin e tij hyjnor dhe njeridashjen, gjithnjë, tani e përherë e në jetë të jetëve.

Populli:

Amin.

Prifti:

Lavdi më Ty, o Perëndi, shpresa jonë, lavdi më Ty.

Populli:

Lavdi Atit e Birit edhe Shpirtit të Shenjtë; tani e përherë e në jetë të jetëve. Amin.

Mëshiro, o Zot (tri herë).

Beko, o Atë i shenjtë (ose Zot i shenjtë, në qoftë se meshon episkop).

Pastaj prifti bën përlëshimin:

Në qoftë se është e diel e fillon kështu:

Prifti:

Ai që u ngjall prej së vdekurish ...

Po të mos jetë e diel:

Krishti, Perëndia ynë i vërtetë, me ndërmjetirnet e Zonjës sonë të pacënuar, Hyjlindëses dhe gjithmonë Virgjërës Mari; me fuqinë e Kryqit të çmuar dhe jetëbërës, me mbrojtjet e Fuqive qiellore të çmuara dhe pa trup; të nderuarit, të lavdëruarit profet, pararendësit dhe pagëzorit Joan; të Apostujve të shenjtë, të lavdëruar dhe të dëgjuar; të Etërve tanë ndër shenjtorët dhe mësuesve të mëdhenj ekumenikë dhe ierarkëve, Vasilit të Madh, Grigor Theologut dhe Joan Gojartit; patrikëve të Aleksandrisë Athanasit, Qirillit dhe Joan Përdëllimtarit; të çudibërësve, Shën Kollit, Kryepiskopit të Mirës së Liqisë dhe Shën Spiridhonit, episkopit të Trimithundës, të martirëve të shenjtë, të lavdëruar dhe mundës të shkëlqyer; të Etërve tanë oshënarë dhe hyjprurës; të martirëve të shenjtë, të lavdëruar e të mëdhenj Gjergj Tropeprurësit, Dhimitër Mirovlitit, Theodhor Tironit dhe Theodhor Stratilatit; të ieromartirëve të shenjtë dhe të lavdëruar Harallamb dhe Elefter; të Atit tonë ndër shenjtorët Joan Gojartit, kryepiskopit të Konstandinopojës, të shenjtit (Aksh të kishës); të hyjprindërve të shenjtë dhe të drejtë Joaqim dhe Ana, të shenjtit (aksh të ditës) të cilin po lusim sot, dhe gjithë Shenjtorëve të tij, na mëshiroftë dhe na shpëtoftë si Perëndi i mirë, njeridashës dhe mëshirëplotë.

Populli:

Atë që na bekon dhe na shenjtëron, o Zot, ruaje për shumë vjet.

Prifti:

Me uratat e Etërve tanë të shenjtë, o Zot Iisu Krisht Perëndi, mëshirona dhe shpëtona.

Psaltët:

Amin.

Prifti bekon shpresëtarët duke thënë:

Prifti:

Shën Trinia le t'u ruajë juve të gjithëve.

Pas përlëshimit të madh prifti ndan naforën duke i thënë secilit:

Bekimi dhe mëshira e Zotit ardhtë mbi ju.

SHTESE

FALENDERIM PAS KUNGIMIT HYJNOR

Vargje nxitëse për falenderim:

Si të kungohesh me Dhuratat jetëdhënëse dhe mistike, himno menjëherë, falëndero me te madhe Perëndinë, duke thënë me zemër dhe shpirt: Lavdi më Ty, o Perëndi, Lavdi më Ty, o Perëndi, Lavdi më Ty, o Perëndi.

Dhe menjëherë këtë uratë:

Të falenderoj, o Zot Perëndia im, se nuk më le, mua mëkatarin, po më bëre të denjë të jem pjesëtar i të Shenjtave të tua. Të falënderoj se më bëre të denjë, mua të padenjin, të kungohem me dhuratat e tua të kulluara dhe qiellore. Po, o Zot njeridashës, Ti që për ne durove vdekje, u ngjalle dhe na fale këto Mistere të trembshme dhe jetëdhënëse për të mirën dhe shenjtërimin e shpirtrave dhe të trupave tanë, bëj që edhe për mua të jenë këto për shërim shpirti dhe trupi, për dëbim të çdo gjëje kundërshtare, për ndriçim të syve të zemrës sime, pastrim për fuqitë e mia shpirtërore, për besë të paturpëruar, për dashuri pa hipokrizi, për urtësi të plotë, për ruajtje të porosive të tua, për shtim të hirit tënd hyjnor dhe për bashkim në mbretërinë tënde; që, duke u ruajtur në shenjtërimin tënd me anën e këtyre, të kujtoj përgjithnjë hirin tënd e të mos rroj më vetëm për vete, po për Ty, Zotin dhe mirëbërësin tim. Dhe kështu, kur të le këtë jetë me shpresën e jetës së amëshuar, të arrij në prehjen e përjetshme, ku ndihet papushim zëri i atyre që kremtojnë dhe ëmbëlsia e pafund e atyre që shikojnë bukurinë e patreguar të Fytyrës sate. Se Ti je dëshira e vërtetë dhe ngazëllimi i patreguar i atyre që të duan, o Krisht, Perëndia ynë, dhe Ty të himnon për jetë tërë krijesa. Amin.

Uratë tjetër e Shën Vasilit:

O Zoti Krisht Perëndi, Mbret i jetës dhe krijues i gjithësisë, të falenderoj për të gjitha të mirat që më ke dhënë dhe për kungimin me Misteret e tua të kulluara dhe jetëdhënëse. Të lutem pra, o i mirë dhe njeridashës, ruajmë nën mbulesën tënde dhe nën hijen e krahëve të tu; dhe bëmë që gjer në frymën e fundit me mendje të pastër të kungohem denjësisht me të Shenjtat e tua për ndjesë të fajeve dhe për jetë të përjetshme; se Ti je buka e jetës, burim i shenjtërimit, dhënës i të mirave dhe Ty ta drejtojmë lavdinë bashkë me Atin e me Shpirtin e Shenjtë, tani e përherë e në jetë të jetëve. Amin.

Urata e Metafrastit:

Gjithmonë mbulomë, mbromë dhe ruajmë
Nga çdo punë dhe fjalë që shpirtin e dëmton.
Pastromë, lamë dhe drejtomë,
Ti që me dashje më dhe për ushqim Trupin tënd,
I cili është zjarr dhe djeg ata që e marrin padenjësisht,
Mos më djegësh dhe mua, o Krijuesi im,
Po më tepër hyr në përbërjen e pjesëve te mia
Dhe në gjithë nyjet, në veshkat, në zemrën.
Dhe digji gjembat e fajeve të mia.
Pastroma shpirtin, shenjtëroma mendjen,
Forcomi nyjet dhe të gjitha eshtrat;
Ndriçomi të pesë shqisat;
Dhe të gjithë trupin përshkoje me frikën tënde.
Bëmë të mirë, urtësomë dhe ndriçomë,
Dhe banor të denjë të Shpirtit tënd tregomë,
Jo banesë të mëkatit, po banesë të kungatës;
Që të largohet nga unë si prej ndonjë zjarri
Çdo gjë e keqe dhe çdo ves i lig.
Dhe si ndërmjetës po të sjell tërë shenjtorët,
Të parët e ushtrive të Engjëjve pa trup,
Pararendës Shën Joanin dhe Apostujt e urtë,
Dhe Mëmën e tërëkulluar dhe të gjithënderuar,
Lutjet e të cilëve priti, o përdëllyes Krisht,
Dhe mua shërbëtorin tënd tregomë bir të dritës.
Se Ti je vetë ndriçimi, Ti je shenjtërimi i shpirtrave tanë,
Ti je, o i Mirë, Dhe Ty, siç të ka hije, si Perëndi dhe Zot,
Lavdi po të drejtojmë përditë e përgjithmonë.

Uratë tjetër:

Trupi i yt i shenjtë, o Zot Iisu Krisht, Perëndia im, le të bëhet për mua fitim i jetës së përjetshme dhe Gjaku yt i çmuar ndjesë fajesh; dhe kjo lutje falenderimi le të më bëhet gëzim, shëndet dhe ngazëllim. Ti bëmë të denjë që në ardhjen tënde të dytë të qëndroj nga e djathta e lavdisë sate, me ndërmjetimet e Mëmës sate të tërëkulluar dhe të gjithë Shenjtorëve të tu. Amin.

Urata për Hyjlindësen e Tërëshenjtë:

O Zonjë Hyjlindëse e Tërëshenjtë, drita e shpirtit tim të errësuar, shpresa, mbulesa, streha, ngushëllimi dhe gëzimi im, të falenderoj që më bëre të denjë mua të padenjin të bëhem pjesëtar i Trupit të kulluar dhe i Gjakut të çmuar të Birit tënd. Ti, që linde dritën e vërtetë, ndriçomi sytë e kuptimit të zemrës; Ti, që linde burimin e pavdekësisë, ngjallmë mua të vdekurin nga mëkati; o Mëmë e Perëndisë mëshiruese dhe përdëllimtare, mëshiromë dhe tregoje zemrën time të përulur dhe të thyer, bëj që të jem me mendime te përulura dhe jo robëruese. Ti bëmë të denjë që gjer në mbarim të jetës të marr pa dënim shenjtërimin e Mistereve të kulluara, për shërim të shpirtit e të trupit. Dhe jepmë, o Zonjë, lot pendimi dhe rrëfimi që të të lavdëroj e të të madhëroj gjithë ditët e jetës sime, se e bekuar dhe e tërëlavdëruar je në jetë. Amin.

Prifti thotë:

Tani përlëshoje shërbëtorin tënd, o Zot, sipas fjalës sate, me paqe, se sytë e mi panë shpëtimin, të cilin Ti e përgatite faqe gjithë popujve; dritë për ndriçimin e paganëve dhe për lavdi të popullit tënd lzrael.

Pastaj Shenjt Perëndi:

Shenjt Perëndi, Shenjt i fuqishëm, Shenjt i pavdekshëm, mëshirona (tri herë).

Lavdi Atit e Birit edhe Shpirtit të Shenjtë; tani e përherë e në jetë të jetëve. Amin.

Trini e Tërëshenjtë, mëshirona; o Zot, falna mëkatet tona; o Zot i madh, ndjei paudhësitë tona; o i Shenjtë, vështro dhe shëro sëmundjet tona, për emrin tënd.

Mëshiro, o Zot (tri herë).

Lavdi Atit e Birit edhe Shpirtit të Shenjtë; tani e përherë e në jetë të jetëve. Amin.

Ati ynë që je ne qiejt, u shenjtëroftë emri yt, ardhtë mbretëria jote, u bëftë dëshira jote, si në qiell ashtu edhe mbi dhe. Bukën tonë të përditshme jepna neve sot; dhe falna fajet tona, sikurse edhe ne ua falim fajtorëve tanë; dhe mos na shtjer në ngasje, po shpëtona nga i ligu.

Prifti:

Se jotja është mbretëria, dhe fuqia, dhe lavdia, e Atit, e Birit dhe e Shpirtit të Shenjtë, tani e përherë e në jetë të jetëve.

Pastaj thuhet përlëshorja e Shën Joan Gojartit:

Tingull T.IV:

Hiri i gojës sate që shkëlqeu si pishtar, ndriçoi gjithësinë, i la botës thesare kundër argjendashjes, na tregoi lartësinë e përulësisë. Por duke edukuar me fjalët e tua, o Atë Joan Gojartë, lutju Fjalës, Krishtit Perëndisë, të shpëtohen shpirtrat tanë.

Prej qiejve more hirin hyjnor dhe me buzët e tua i mëson te gjithë t’i falen një Perëndie në Trini, o Joan Gojartë, oshënar i tërëlumtur. Të lavdërojmë siç meriton; sepse je mësues që sqaron gjërat hyjnore.

Mëshiro, o Zot (12 herë)

Lavdi Atit e Birit edhe Shpirtit të Shenjtë; tani e përherë e në jetë të jetëve. Amin.

Me të nderuarën se keruvimet dhe më të lavdëruarën pa krahasim se serafimet, që pa u cënuar linde Fjalën Perëndi, me të vërtetë Hyjlindësen, ty të madhërojmë.

Dhe bëhet përlëshimi i vogël.

ruРусский
azАзербайджанский
sq
enАнглийский
arАрабский
hyАрмянский
afАфрикаанс
bgБолгарский
cyВаллийский
huВенгерский
viВьетнамский
daДатский
heИврит
idИндонезийский
esИспанский
isИсландский
gaИрландский
itИтальянский
kkКазахский
kiКикуйю
zhКитайский
koКорейский
kuКурдский
kyКыргызский
lvЛатышский
ltЛитовский
mkМакедонский
msМалайский
mtМальтийский
mnМонгольский
deНемецкий
nlНидерландский
noНорвежский
plПольский
ptПортугальский
roРумынский
cebСебуано
srСербский
skСловацкий
swСуахили
tlТагальский язык
tgТаджикский
thТайский
tyvТувинский
trТурецкий
urУрду
uzУзбекский
faФарси
fiФинский
frФранцузский
hiХинди
csЧешский
svШведский
etЭстонский
jaЯпонский



© Russian Orthodox Mission Society of st. Serapion Kozheozersky
write us